Bare · Kantina · Dyqane · Prodhim në seri
Rafte bari dhe mobilim metalik për lokale
Për bare, restorante, kantina dhe dyqane punojmë rafte bari me mbajtëse gotash, mbajtëse vere, vitrina dhe struktura që i japin ambientit karakter.
Kur lokali ka nevojë për shumë copë të njëjta, si stola, vazo ose korniza karrigesh, i prodhojmë në seri me të njëjtën cilësi për çdo copë dhe brenda afatit të hapjes.




Çfarë punojmë
Rafte bari
Rafte murale me nivele për shishe dhe mbajtëse gotash, sipas përmasave të banakut.
Mbajtëse vere dhe kantina
Mbajtëse vere dhe rafte për kantina, edhe në forma dekorative.
Stola dhe tavolina
Struktura metalike të kombinuara me dru, për brenda dhe për jashtë.
Prodhim në seri
Vazo, korniza karrigesh dhe elemente urbane në sasi.
Si punojmë
- Matja
Vijmë në vend, marrim masat dhe njihemi me ambientin.
- Projekti
Skicën, materialet dhe ngjyrën i vendosim bashkë me ju, para se të presim metalin.
- Prodhimi
Prerje, saldim, pastrim dhe lyerje kundër ndryshkut në punishten tonë në Tiranë.
- Montimi
Montimin në vend e bën i njëjti ekip, në Shqipëri dhe jashtë saj.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton?
Çmimi varet nga përmasat, materiali, motivi dhe ngjyra. Na dërgoni përmasat dhe një foto në WhatsApp ose na telefononi; pas matjes në vend ju japim ofertën dhe afatin.
A punoni me afate për hapjen e lokalit?
Po. Afatin e vendosim që në ofertë, pas matjes, dhe prodhimin e planifikojmë që gjithçka të montohet para hapjes.
A e montoni vetë?
Po. Montimin e bën i njëjti ekip që e prodhon, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi bërë montime edhe jashtë vendit, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar.