Punime Hekuri +355 68 204 4632

Kangjella · Shkallë · Parmakë

Kangjella dhe shkallë metalike

Projektojmë, prodhojmë dhe montojmë kangjella për ballkone dhe shkallë, si edhe shkallë metalike për shtëpi, lokale dhe objekte. Çdo kangjellë bëhet sipas masave të marra në vend, që të përputhet saktë me murin, dyshemenë dhe ndërtesën.

Mund të zgjidhni një linjë të thjeshtë me profile çeliku, një kombinim me xham, ose motive dekorative si spirale dhe harqe, të punuara në punishten tonë në Rrugën Riza Cerova, Tiranë.

Çfarë punojmë

Si punojmë

  1. Matja

    Vijmë në vend, marrim masat dhe njihemi me ambientin.

  2. Projekti

    Skicën, materialet dhe ngjyrën i vendosim bashkë me ju, para se të presim metalin.

  3. Prodhimi

    Prerje, saldim, pastrim dhe lyerje kundër ndryshkut në punishten tonë në Tiranë.

  4. Montimi

    Montimin në vend e bën i njëjti ekip, në Shqipëri dhe jashtë saj.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton?

Çmimi varet nga përmasat, materiali, motivi dhe ngjyra. Na dërgoni përmasat dhe një foto në WhatsApp ose na telefononi; pas matjes në vend ju japim ofertën dhe afatin.

Si mbrohet metali nga ndryshku?

Pas prerjes dhe saldimit, çdo punim pastrohet, merr shtresë kundër ndryshkut dhe pastaj lyhet, zakonisht në të zezë, ari ose bronz.

A e montoni vetë?

Po. Montimin e bën i njëjti ekip që e prodhon, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Kemi bërë montime edhe jashtë vendit, për shembull në Mbretërinë e Bashkuar.

Shërbime të tjera